Analiza

Masakra, ja kush janë autorët. Vinin nga Siria

aautoretPas sulmit terrorist në revistën satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 persona, policia franceze ka arritur të identifikojë 3 terroristët.
Sipas policisë franceze, bëhet fjalë për dy vëllezërit Saïd dhe Cherif Kouachi, 34 dhe 32 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tretë i tyre është Hamyd Mourad,18 vjeç, që të tre me nënshtetësi franceze. Dy vëllezërit Kouachi janë me origjinë algjeriane, raportohet se ata janë kthyer nga Siria verën e shkuar, ku kanë qenë pjesë e luftës xhihadiste.
Media franceze shkruan se Cherif Kouachi ka qenë më parë i dënuar me 3 vjet burg, për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtaritë e një faqeje online të Xhihadit irakian.

Leave a Reply

Back to top button