Sport

Mascherano: Nuk do të doja të isha në vendin e Messit

Screen Shot 2015-05-28 at 20.51.02

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, ka thënë se nuk do të dëshironte të ishte në vendin e bashkëlojtarit të tij, Lionel Messit, për shkak të presionit të madh.

Messi shënoi 43 gola për t’i ndihmuar Barcelonës që ta rikthejë titullin e Spanjës nga Atletico Madridit këtë sezon, teksa skuadra tani do t’i zhvillojë edhe dy finale tjera, atë të Copa del Rey dhe Ligës së Kampionëve. “Nuk do të doja të isha në vendin e tij”, ka thënë fillimisht Mascherano për Canal Plus. “Duhet të jeni një tip shumë i veçantë për ta përballuar presionin që duhet ta dëshmoni veten çdo tre ditë, në çdo ndeshje, që jeni më i miri në botë”, ka shtuar argjentinasi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button