Enciklopedike

Mashtrimi i madh i Gjigandit të Kardifit

Një mashtrim i kohëve të tjera është ai i Gjigandit të Kardifit, një nga më të famshmit në historinë e arkeologjisë. Në vitin 1869 një ekip muratorësh që po gërmonin pranë Kardifit në Nju Jork, gjeti eshtrat e ngurtësuara të një njeriu mbi 3 metra të gjatë. Superkufoma u bë aq e famshme, sa Mister Barnum, pronari i cirkut me të njëjtin emër, ofroi 60.000 dollarë të kohës (një shumë tepër e madhe) për ta marrë me qira dhe për ta treguar në shfaqjen e tij.

Mijëra vetë vërshuan tek çadra e Barnumit. Por në fakt ishte një statujë e gdhendur në suva dhe e varrosur nga George Hull, një ateist, i cili dëshironte të vinte në lojë mbështetësit e krijimit, të cilët thoshin se gjigantët që përmendeshin nga Bibla ekzistonin vërtetë. Statuja gjigande tërhoqi aq shumë, sa që në fund të periudhës së qeramarrjes, Barnum bëri një kopje të saj. I denoncuar nga vetë Hull, ai gjithësesi u shpall i pafajshëm, sepse kopjimi i një gjëje të rreme nuk përbënte krim./bota.al

Leave a Reply

Back to top button