Enciklopedike

Mashtrimi i madh i tribusë së humbur

Në vitin 1971, Manuel Elisade, Ministri i Qeverisë së Filipineve, i shpalli botës se kishte zbuluar një fis të vogël që ishte ndalur në epokën e gurit, dhe që jetonte në izolim të plotë në ishullin Mindanao. Kjo popullsi e pagëzuar Tasaday, fliste një gjuhë të pakuptueshme dhe përdorte objekte guri. Tasaday u bë protagonist i të gjitha gazetave dhe lajmeve në botë. Presidenti Marcos e shpalli ishullin një rezervë natyrore dhe i mohoi qasjen cilitdo.

Kur në vitin 1986 regjimi i diktatorit u shemb, dy gazetarë vizituan ishullin dhe në fakt gjetën fisin Tasaday. Ata jetonin në shtëpi të zakonshme, flisnin një nga shumë dialektet filipinase dhe visheshin me xhinse dhe bluza. E pranonin se kish qenë pikërisht Elizade që i kishte detyruar të lëviznin në shpella dhe të jetonin si njerëz primitivë. Në 1973 ish ministri u arratis me disa milionë dollarë, të cilat i kishte mbledhur për të mbrojtur dhe ruajtur tribunë Tasaday. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button