Mediat sociale si Facebook dhe Instagram janë bërë një ekspozitë e selfieve dhe shtirjes, por 3 gjërat duhet t’i mbani vesh mirë.
E para: ajo që shihni në rrjete sociale nuk është jeta “e vërtetë”, por objekte (të rreme) të asaj që dëshironi të besoni se është jeta e vërtetë. Askush nuk hedh një selfie të paprekur dhe të gjithë njerëzit, nga 9 deri në 90, tërheqin barkun para se të fotografohen në plazh. Pra, imagjinoni “punën” e madhe që bëhet para selfie-ve gjoja spontane të influencuesve.
Gjëja e dytë: në përgjithësi, lumturia dhe dashuria e vërtetë janë momente aq intensive saqë ata që i përjetojnë seriozisht nuk mendojnë t’i tregojnë ato dhe të bëjnë një foto. Ata që janë të ekspozuar shpesh janë të pasigurtë, njerëz që kanë nevojë të duken para një “publiku” për t’u ndier gjallë.
Gjëja e tretë: kurrë mos u krahasoni me të tjerët. Gjithkush në planin fizik është ndryshe, dhe është budallallëk për t’u matur me sasinë e “ligjeve” estetike të krijuara nga industria për të shitur rroba, kremëra dhe trajtime. Sa për “sukseset” në jetë, fatmirësisht ne nuk i masim të gjithë ata me të njëjtin metër. /Bota.al