Covid19

Mbi 160 mijë viktima si pasojë e COVID 19, Trump kërcënon hapur Kinën

Deri më tani vdekjet nga pandemina e koronavirusit kanë kaluar 160,000, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. Numri aktual është në 160,717.

Ky lajm vjen ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve në Evropë afrohet 100,000. SHBA ka numrin më të lartë global, me 38.910 vdekje.

Kina raporton rastet më të ulëta që nga 17 mars. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi 16 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit në 18 prill, numr ky më i ulët që nga 17 marsi.

Më herët, Donald Trump paralajmëroi se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ajo ishte “me vetëdije përgjegjëse” për pandeminë e koronavirusit.

“Nëse ata do të ishin me vetëdije përgjegjës, dua të them se duhet të ketë pasoja,” tha Trump në konferencën e tij të përditshme në Shtëpinë e Bardhë.

Kanada dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të zgjasin kufizimet kufitare për 30 ditë të tjera për të ndihmuar kontrollin e përhapjes së koronavirusit, tha Kryeministri Justin Trudeau të Shtunën./bota.al

Leave a Reply

Back to top button