Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 739 viktima gjatë orëve të fundit nga Covid-19, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 27.510.
Në një konferencë të përditshme për shpërthimin e pandemisë, sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock, tha që 177,454 persona deri më tani kanë testuar pozitivë, një rritje prej 6,201 që nga dje.
Prej tyre, 15.111 pacientë janë aktualisht në spital, tha Hancock./bota.al/