Covid19

Mbi 3 mijë viktima, si paraqitet situata e COVID 19 në Holandë

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Holandë u rrit me 734 raste, duke shënuar kështu 28153 të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Holandez për Shëndetin Publik deklaroi se kanë humbur jetën 189 persona duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3.134, raporton The Guardian.

Në fund të marsit, qeveria Holandeze zgjati masat e bllokimit, përfshirë mbylljen e objekteve sportive, institucionet që shërbejnë ushqim dhe pije dhe qendrat e kujdesit për fëmijët deri më 28 prill.

Shkollat pritet të qëndrojnë mbyllu deri të paktën në fund të majit./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button