Covid19

Mbi 31 mijë viktima nga koronavirusi, si ndryshuan statistikat së fundmi në Itali

Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka konfirmuar 242 viktima të reja të koronavirusit, duke rënë me 20 nga e enjtja, duke sjellë në total numrin e vdekjeve në 31.610.

Numri i rasteve të reja ishte 789, duke rënë me mbi 200 brenda 24 orëve të fundit, sipas autoritetit të mbrojtjes civile.

Restorantet, baret, floktoret dhe sallonet e bukurisë do të rihapen të hënën pasi Italia gradualisht lehtëson kufizimet, ndërsa ndalimi i udhëtimit ndër-rajonal mund të hiqet nga 3 qershori.

Italia ka 223.885 raste të konfirmuara të Covid-19 deri më sot, përfshirë vdekjet dhe 120.205 të mbijetuar./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button