Covid19

Mbi 400 viktima në 24 orë, Spanja ndryshon taktikë

Spanja ka regjistruar 435 viktima brenda 24 orëve të fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21,717 si pasojë e koronavirusit.

Ditën e sotme, pati një rritje prej 2.1%, me 4,211 raste të reja pozitive duke çuar në 208,389 numrin e të nfektuarëve.

Këto shifra vijnë kur kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, tha se vendi po synonte të hiqte kufizimet në gjysmën e dytë të majit.

Qeveria bëri një kthesë të shpejtë duke i lejuar fëmijët të dilnin në rrugë, por kjo u kritikua ashpër.

Pas reagimit, qeveria vendosi që fëmijët nën 14 vjeç do të lejohen për shëtitje – nëse shoqërohen nga një prind – nga 26 prilli.

Përhapja e virusit ka sjellë anulimin e festivalit të demave, si dhe festa e domateve nuk do të mbahej këtë gusht./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button