Koronavirusi në Rusi ka kaluar 80,000 raste.
Ditën e sotme, Rusia raportoi 6.361 raste të reja, duke e çuar numrin e saj kombëtar në 80.949, raporton Reuters.
Gjashtëdhjetë e gjashtë njerëz humbën jetën, duke sjellë kështu numrin e vdekjeve në 747, tha qendra zyrtare e Rusisë për reagimin ndaj krizave./bota.al/