Shendeti

Mbipesha dobëson kujtesën: Ja çfarë thotë shkenca

Është e vërtetë, mbipesha dobëson kujtesën. Sipas një studimi tëbërë së fundmi, pesha e trupit tonë është e lidhur ngushtësisht me aftësinë për të mbajtur mend gjëra, pra me kujtesën tonë. Bëhet fjala për një studim të realizuar nga një grup ekspertësh në“Universitetin e Kalifornisë”, i cili është bazuar mbi të dhënat e “Studimit kombëtar longitudinal mbi shëndetin mendor tëadoleshentëve dhe të rriturve”. Le t’i shohim së bashku se cilat ishin përfundimet e studimit.

Sipas asaj që zbuluan ekspertët, ka një lidhje të padiskutueshme midis peshës së tepërt dhe aftësisë për të mbajtur mend gjëra. Mbajtja e një peshe normale nuk është e rëndësishme vetëm për aspektin fizik të jashtëm, por edhe për kujtesën. Obeziteti ështënjë problem që sjell me vete një sërë sëmundjesh, ndaj dhe duhet shmangur sa më shumë, duhet zgjidhur me dietë dhe ushtrime fizike.

Por le t’i kthehemi të dhënave të studimit shkencor dhe tëshohim se çfarë zbuluan ekspertët. Ata analizuan të dhënat e 4769 personave, me një moshë mesatare rreth 29 vjeçare. Rezultatet ishin tepër të thjeshta. Sipas asaj që zbuluan ekspertët, mbipesha apo obeziteti ndikonin në mënyrë negative në kujtesë. Pra, sa më shumë të peshojë një individ, aq më pak mban mend gjëra. Kjo nuk është hera e parë që një korrelacion i tillë zbulohet përmes studimeve të kryera.

Në këtë studim ata u përqendruan më së shumti në kujtesën afatshkurtër, për shkak të kohës së kufizuar të realizimit tëstudimit, por shumë studime të tjera e kanë vënë re këtëkorrelacion edhe për kujtesën afatgjatë. Arsyeja pse i kushtuan rëndësi një tematike të tillë, është edhe për faktin se sipas tëdhënave statistikore të vitit 2017, një në tetë persona rezulton obez, ndaj dhe i duhet kushtuar një vëmendje më e madhe këtij aspekti. Nëse je mbipeshë apo obez, bën mirë të marrësh masat e duhura dietetike dhe të nisësh aktivitetin fizik, pasi pesha e tepërt të dëmton edhe kujtesën. Mos mendo se nuk ke kohë, apo se është vapë dhe temperaturat janë të larta. Jo, bëj përpjekjet e tua që tani për ndryshim, përpara se të jetë vonë dhe të vuash pasojat e obezitetit.

Back to top button