Sport

Mbrëmja katastrofike e Barcelonës. Si ndodhi?

Katalanët bënë shfaqjen më të dobët të këtij sezoni, në momentin më të rëndësishëm të tij.

Ndoshta Ernesto Valverde gaboi me 11-shin që hodhi në fushë. Ai vendosi të fusë në lojë të njëjtët lojtarë që mundën Romën 4-1 një javë më parë.

Ndoshta Sergio Busquets dhe Andres Iniesta nuk ishin në formën e duhur?

Kur kishin kaluar vetëm pesë minuta nga fillimi, Roma kaloi në avantazh falë golit të Edin Dzekos përballë Ter Stegen. Samuel Umtiti dhe Jordi Alba nuk bënë ASGJE për ta ndalur. 1-0.

Katalanët nuk e lanë gjysmëfushën e tyre dhe lejuan lojtarët e Romës që të godisnin vazhdimisht portën. Roma mund të kish shënuar edhe dy gola të tjerë, që përpara pushimit.

Sërish fajtor ishte Umtiti, kur Roma shënoi golin e dytë. Ai nuk dukej kërkund dhe Gerard Pikesë iu desh të shkaktojë faull për të ndalur Dzekon. Penallti e merituar.

Daniele De Rosi nuk gaboi dhe 2-0.

Nuk u desh të kalojë shumë kohë, para se romanët të nxirrnin Barcelonën nga Champions League. Manolas vuri përfund Semedon, një tjetër futollist që nuk u duk fare dje. 3-0.

Katalanasit u përpoqën të bëjnë diçka, por me 10 minuta të mbetura, gjithçka ishte e kotë. U mundën nga Roma që ishte thjesht ME E MIRE. Në çdo gjë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button