22 janar 1901. Ndërsa dergjet në shtratin e vdekjes, Mbretëresha Viktoria, për pak çaste “kthen kokën pas”, për të parë atë që ka ndërtuar: një perandori e cila ishte rritur, nga një grumbull ishujsh, të ndarë prej tyre nga dete e oqeane të pakapërcyeshme, në perandorinë më të madhe që kishte parë njerëzimi. Një perandori ku siç thuhej, dielli nuk perëndonte kurrë…
Kishte bërë pushtime në Azinë e largme, duke vënë nën kontroll Indinë. Kishte vënë këmbë në Afrikë, pa më shirë, me kosto të panumërta jetësh, britanikë dhe vendas. Tek merrte frymë për herë të fundit, Mbretëresha e dinte që linte pas një botë të transformuar, shumë ndryshe nga ajo që kish gjetur…
Bota.al ka përgatitur një speciale në lidhje me krijimin e Perandorisë që dominoi botën: Perandorisë Britanike. Të plotë këtë speciale mund ta lexoni duke klikuar KETU.