Analiza

Mbreti Abdullah: Nëse s’e ndalim terrorizmin, brenda një muaji do të arrijë Evropën

abdullahTerrorizmi mund përhapet shumë shpejt në Evropë dhe në SHBA, nëse nuk do të ndalohet shpejt në Lindjen e Mesme. Kështu deklaroi Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, transmeton Agjensia Shtetërore e Lajmeve e Arabisë.
Kjo deklaratë e Mbretit është bërë gjatë një pritjeje për ambasadorët e huaj, mbajtur në Xhedah.
“Unë kërkoj nga ju që t’ia përcillni këtë lajm, udhëheqësve tuaj. Terrorizmi është një forcë e keqë që duhet luftuar me gjykim dhe shpejtësi. Në qoftë se e lëmë pas dore, jam i sigurtë se pas një muaji ai do të mbërrijë në Evropë dhe një muaj më pas, në Amerikë”, tha Mbreti.
Riadi ka shprehur frikën se mos bëhet shënjestër e xhihadistëve, përfshirë këtu edhe qytetarët e vet, që kanë marrë pjesë në konfliktet në Irak dhe Siri. Gjatë këtij viti, u dekretuan ligje që parashikojnë vite të gjata burgimi për ata që shkojnë jashtë vendit për të luftuar.
Britania ka vënë alarmin për rrezikun e terrorizmit dhe Kryeministri David Cameron ka deklaruar se Shteti Islamik përbën rrezikun më të madh për sigurinë e vendit.

Leave a Reply

Back to top button