Emri i “mbretit” Artur nuk ishte Artur në historinë origjinale. Emri i tij ishte Ambrosius Aurelianus, dhe ai nuk ishte as britanik. Ishte romak. Gildas, i cili pretendon të ketë lindur në të njëjtin vit me Betejën e Malit Badon, e quan hero britanik Aurelianusin dhe thotë se ai ishte i fundmi romak në Britani.
Forcat romake që kishin qenë aty ishin fshirë nga anglo-saksonët, duke përfshirë prinndërit e Aurelianusit. Ka debat nëse Aurelianus dhe Arturi janë i njëjti person ose nëse Aurelianusi ishte një i afërm ose komandant i tij. Por vetëm 60 vjet pasi Gildasi shkroi rreth pushtimit anglo-sakson, historia tashmë po ritregohej me gati çdo detaj të njëjtë, me përjashtim të emrit të heroit.
Tani ai quhej Artur. Versioni i ardhshëm me të vërtetë i detajuar i historisë është shkruar rreth 200 vjet pasi Gildasi vdiq, dhe përveç të qënit pak më i madhërishëm, është pothuajse fjalë-për-fjalë identik me historinë e Gildasit. Dallimi i vetëm është emri i heroit. /Bota.al