SERIA: HISTORI MAGJEPSESE ME MBRETER TE LASHTESISE
Në mitologjinë greke, Perifasi njihet si një mbret vërtetë i madh, i cili ishte tejet i përkushtuar ndaj Apollonit. Ai i bënte atij flijime të sinqertë në mënyrë të rregullt, dhe populli i tij e donte shumë. Ishte mbreti i mbretërve që të gjithë do të donin që të mbretëronte përgjithmonë, por nuk ishte e thënë të kishte një mbretërim vërtetë të gjatë. Jo për fajin e tij, njerëzit nisën ta shohin Perifasin më shumë se sa thjeshtë si mbret – ata nisën ta shohin si Perëndi.
Pa kaluar shumë kohë, njerëzit nisën të ngrejnë tempuj për Perifasin dhe e adhuronin si shpëtimtar. Zeusi u zemërua nga e gjithë kjo vëmendje që po merrte Perifasi dhe vendosoi që do të duhej të ndante një herë e mirë hesapet me të. Pavarësisht se vetë Perifasi nuk kishte bërë asgjë të keqe, plani fillestar i Zeusit ishte që thjeshtë ta zhdukte nga faqja e dheut. Megjithatë, Apolloni ishte adhuruar në fshehtësi prej Perifasit, kështu që ai foli me Zeusin në emër të mbretit. Duke i bërë një favor Apollonit, Zeusi vendosi të mos e vrasë mbretin Perifas por e shndërroi në shqiponjë. E shoqja e tij, e cila ishte edhe më pak fajtore, u shndërrua në një shkabë. Por është e vështirë të kuptohet vullneti i Perëndive – ndërkohë që Zeusi i ndëshkoi duke i shndërruar në zogj, ai u bëri edhe ndere. I tha Perifasit që ishte tashmë mbreti i të gjithë zogjve, dhe udhëzoi grekët që ta shihnin shkabën si fatsjellëse. /bota.al
1 minute read