Bota

Me Brexit, ngec edhe “linja direkte” e Uashingtonit me Kontinentin e Vjetër

Screen Shot 2016-06-27 at 10.06.19Zyrtarët amerikanë që po përpiqen të ribëjnë strategjinë e tyre pas vendimit të Britanisë për t’u divorcuar nga Bashkimi Evropian, thonë se sfida më urgjente do të jetë gjetja e një mënyre për të zëvendësuar partnerin e tyre më të besueshëm dhe dashamirës, në korridoret e kryeqyteteve evropiane. Nuk do të jetë e lehtë.

Asnjë vend nuk ndan botëkuptimin e Uashingtonit ashtu si Britania, thonë ata. Ajo ka qenë prej kohësh aleatja më e gatshme e Shteteve të Bashkuara sa i përket temës së sigurisë, partneri më efektiv në çështjet inteligjencës dhe më entuziast sa i përket tregtisë së lirë. Të gjitha këto fusha, kanë qenë gurë themeli në qasjen internacionaliste të Amerikës.

Tani, kjo hapësirë e heshtur diplomatike e manovrimit, është zvogëluar papritur.

Edhe në qoftë se Britania me kalimin e kohës rifiton ndikimin e saj në kontinent, dhe ky është një “SIKUR” i madh, ajo do të jetë shumë e shpërqëndruar, për vite me rradhë. Për më tepër, humbja e zërit të fortë të Britanisë në Evropë vjen në një moment veçanërisht të keq: ashtu si Shtetet e Bashkuara, edhe aleatët e saj janë duke debatuar se si të përballojnë një Rusi revanshiste dhe si të rifuqizojnë NATO-n, si të çojnë përpara marrëveshjen e tregtisë SHBA-BE, si dhe të punojnë për një zgjidhje diplomatike në Siri, zgjidhje e cila mund të lehtësojë krizën emigrantëve në Evropë.

“Kur Vladimir Putin është duke brohoritur”, deklaroi David Miliband, ish-ministër i Jashtëm i Britanisë, në emisionin”Meet the Press” të dielën, “atëherë duhet ta dini se ka një problem në sistemin ndërkombëtar.”

Pastaj, sigurisht, është edhe rreziku i Shtetit Islamik, i cili ka gjetur në Europë një fushëbetejë të re, dhe ku tani ndarja e informacioneve mes shërbimeve të zbulimit ështe jetike.

Adresimi i këtyre sfidave ishte gjë e mundimshme edhe pa Brexit, thonë zyrtarët amerikane, sidomos po të keni parasysh edhe thirrjet e Donald Trumpit gjatë fushatës, i cili vinte seriozisht në dyshim vlerën e aleancave, kur aleatët nuk janë gati të paguajnë më shumë për mbrojtjen amerikane.

Por tani, me daljen e Britanisë, cilëtdo që kanë qenë planet afatgjata – një Evropë e cila gradualisht merr një rol më të madh në rajonin e saj dhe në Lindjen e Mesme, teksa Amerika i kushton më shumë vëmendje Azisë – janë seriozisht në rrezik. /Me shkurtime nga NYT – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button