Nga Robin Wylie
Kur konkuistadorët spanjollë lundruan drejt Amerikës Qëndrore në vitin 1517, qëllimi i tyre ishte të nënshtronin banorët e qytetërimit Maja. Por kur kolonët mbërritën, zbuluan se shumica e misionit të tyre ishte kryer:fuqia politike dhe ekonomike e Majave ishte zhdukur.
Qytetet e jashtëzakonshme gëlqerore të Majave – një tipar klasik i njërës nga shoqëritë më të përparuara të botës së lashtë –janë tashmë të gëlltitura nga xhungla. Pyetja se si Maja u rrënuan, është një nga misteret më të qëndrueshme të historisë. Populli Maja mbijetoi; ata madje arritën të bëjnë një rezistencë të gjatë ndaj sundimtarëve evropianë.
Por pushteti politik dhe ekonomik, i cili kishte ngritur piramidat ikonë në të gjithë rajonin, dhe ku mbështestej një popullsi prej rreth dy milionë banorësh, ishte zhdukur. Vendbanimet e para të Majave u ndërtuan gjatë mijëvjeçarit të parë P.E.S, dhe qytetërimi arriti kulmin e tij rreth vitit 600 të Erës Sonë. (Në kronologjinë e Mesoamerikës, Majat qëndrojnë në mes të më hershmëve Olmekë dhe qytetërimeve të mëvonshme Azteke). Arkeologët kanë zbuluar mijëra qytete të lashta Maja, shumica e të cilave janë të përhapura në të gjithë gadishullin Jukatan në Meksikën e Jugut, Belize dhe Guatemalë. Është e mundur që edhe më shumë rrënoja Maja, të qëndrojnë të fshehura…
[real3dflipbook id=”999″] |