“Nuk mund të dilje i gjallë nga Aushvici dhe Birkenau. Unë me mendje jam ende atje. I humba të gjithë. Nga familja ime humba rreth 40 persona. Isha një djalë veç 13 vjeç. Motra ime Lucia, ishte e mbyllur në anën tjetër të kampit dhe unë e shihja përtej murit me tela dhe elektricitet. Për mua ajo ishte si nëna ime, sepse që kur vdiq mamaja jonë, ajo u kujdes për mua. E dija se do e hiqte bukën nga goja, vetëm që unë të mos vdisja urie. Nëmbrëmje, kur kthehesha nga puna pas një dite tepër të lodhshme, i afrohesha telave dhe prisja Lucian që t’i jepja racionin tim. Kur vonohej mendoja se mund të mos ia kishte dalë mbanë. Tënjëjtin mendim e kishte edhe ajo për mua, kur unë vonohesha.Ajo merrte pjesën e saj të bukës dhe mundohej të ma kalonte.Më bindte që ta merrja.
Nuk e mbaj mend sa zgjati ky këmbim midis nesh. Më pas ajo nuk u shfaq më, nuk e pashë më. Kur i thashë babit që Lucia kishte ndërruar jetë, ai e lëshoi shumë veten. Një natë më tha se nuk do e shihja mëngjesin e ditës së nesërme, pasi do shkonte tek qendra shëndetësore. Unë e dija se ata që shkonin atje, i mbyllnin në dhoma me gaz derisa të vdisnin, por ai u mundua tëmë bindte se po shkonte të kurohej. Pas asaj mbrëmje nuk e pashë më. Mbeta i vetëm.
Nuk dua që të tjerët të shohin ato që panë sytë e mi. Nuk ka fjalëpër ta përshkruar. Qëndrova në heshtje deri në vitin 2005, pasi e kisha të pamundur të flisja për ato kujtime. Më pas i gjeta fjalët.Unë jam dëshmia e tmerrit më të madh të njerëzit dhe tek rinia e sotme shoh diçka shumë pozitive. Ata janë shpresa”. – Fjalët në“Ditën në Kujtim të Sami Mondianos”, dëshmitarit të Shoah.