Bota

Mediat botërore sot, 6 shtator 2017

Bashkë me kafenë e mëngjesit, hidhuni një sy këtyre lajmeve më të fundit nga mediat botërore sot, 6 shtator 2017

Mossad do të nxjerrë dosje të fshehta për Engjëllin e Vdekjes, Joseph Mengele, shkruan Jerusalem Post. Dosje më parë të klasifikuara të Mossad, në lidhje me përpjekjet e agjencisë së fshehtë për të kapur doktorin e vdekjes të nazistëve do të jenë të disponueshme për publikun në fund të javës. (Jerusalem Post)

“Trump nuk është nusja ime”, thotë Vladimir Putin. Presidenti rus u duk se ishte në super formë gjatë një konference për shtyp në Kinë dje. “Trumpi nuk është nusja ime dhe unë nuk jam dhëndërri”, u tha ai gazetarëve (Foreign Policy).

Uragani i fuqishëm Irma godet ishujt e Karaibeve. Uragani më i fuqishëm i Oqeanit Atlantik në histori ka goditur tokën në ishujt në verilindje të Karaibeve. (Associated Press)

Parisi, kryeqyteti botëror i biçikletave? Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo dëshiron që ta bëjë Parisin qytetin më të përshtatshëm botëror për biçikleta. (France 24)

Fotografitë topless të Kate Middleton i shkaktojnë një gjobë të majme revistës Closer. Revista franceze e fokusuar tek njerëz të famshëm do të paguajë 100 mijë Euro dëme. (Dë Neës)

Kërcënimet ndaj Koresë së Veriut rrezikojnë katastrofë globale, thotë Putini. Presidenti rus paralajmëroi që po shkojmë drejt katastrofës, nëse nuk gjendet një zgjidhje për krizën. (France 24)

Leave a Reply

Back to top button