Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhduk për më shumë se 24 orë, duke shkaktuar një stuhi me thashetheme dhe hamendësime për vendndodhjen e saj.
Melania, Zonja e Parë, u konsiderua “e zhdukur” për pothuajse 24 orë, deri para shfaqjes së saj në një takim që u zhvillua mbrëmjen e së hënës, takim ky i mbylluar për mediat. Pra, jo tamam shfaqje.
Presidenti Trump nuk u duk shumë i shqetësuar për zhdukjen Melanis, duke iu referur asaj në statuset e tij në Tweeter një herë si “Melanie” dhe një herë si “Melania”, e duke deklaruar shpesh se “Ajo po ia del mbanë shumë mirë. Mjafton të na shikosh të dy bashkë, atje tej”, pastaj tregon me gisht nga një dritare aty afër, në të cilën nuk dukej as Melania dhe as Melanie.
Kontakti i vetëm i Melanis me botën u krijua kur ajo bëri një status në Tweeter duke thënë:”Shoh se media po punon edhe jashtë orarit për të nxjerrë sa më shumë spekulime mbi vendndodhjen time apo se çfarë jam duke bërë. Thashethemet mbi vdekjen time janë ekzagjëruar shumë po të marrësh parasysh kohëzgjtjen në të cilën janë shpikur dhe shpërndarë, që është vetëm 24 orë nga 7 ditë të javës.”
Një nga shoqet e saj foli për Hollywood Reporter, ku tha se Melania nuk i është përgjigjur asnjë prej mesazheve. Vetem 3 javë më vonë kthen përgjigje me një “Heyyy! Më vjen shumë keq që të kam vonuar përgjigjen. Do të dalim për kafe javen që vjen?”/The Guardian-Bota.al