Histori

Memo sekrete e CIA-s thotë se Hitleri ishte gjallë në vitet ’50

Një memorandum i Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA) tregon se diktatori i Gjermanisë naziste ishte shëndoshë e mirë në Amerikën e Jugut në vitin 1955, një dekadë pas vetëvrasjes së bërë atëherë publike, të Führerit.

Dosja e dërguar te shefi i Divizionit të Hemisferës Perëndimore të CIA-s përmend një kontakt të agjencisë së inteligjencës, të cilit një “mik i besuar” i ka treguar për gjendjen e Adolf Hitlerit.

“CIMELODY-3 u kontaktua më 29 shtator 1955 nga një mik i besuar i cili shërbeu nën komandën e tij në Evropë dhe që aktualisht banon në Maracaibo. Në gjysmën e dytë të shtatorit 1955, Phillip CITROEN, ish-ushtar gjerman i SS, i tha atij në mënyrë konfidenciale se Adolph HITLER është ende gjallë”, thuhet në memo.

“CITROEN pretendoi se kishte kontaktuar HITLERIN rreth një herë në muaj në Kolumbi në udhëtimin e tij nga Maracaibo,” shtoi burimi.

“CITROEN i tregoi shokut të CIMELODY se ai kish bërë një foto me HITLERIN jo shumë kohë më parë, por nuk ia tregoi fotografinë”, pohon dokumenti. Sidoqoftë, më poshtë në memo, punonjësi i CIA-s thotë: “Më 28 shtator 1955, shoku i CIMELODY-3 mori befasisht fotografinë që përmendte CITROEN. Më 29 shtator 1955, fotografia iu tregua për CIMELODY-3 për të parë reagimin e tij në lidhje me vërtetësinë e mundshme të kësaj historie fantastike”, dhe një fotografi shumë e errët është shtuar në faqen e fundit të dokumentit që dikur ka qenë ‘sekret’.

“Ai gjithashtu deklaroi se HITLERI u largua nga Kolumbia për në Argjentinë rreth janarit 1955. CITROEN komentoi se, duke qenë se kishin kaluar dhjetë vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, aleatët nuk mund ta gjykojnë HITLER-in si një kriminel lufte”.

Adolf Hitleri vrau veten me armë zjarri më 30 prill 1945 në Berlin. Gruaja e tij Eva Braun bëri vetëvrasje bashkë me të, me cianid. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button