Familja e Michael Schumacher ka lëshuar një deklaratë emocionale për fansat e tij pasi legjenda e F1 vazhdon rimëkëmbjen e tij pas një aksidenti të tmerrshëm me ski.
Gruaja dhe fëmijët e tij kanë falënderuar tifozët për “ndjeshmërinë” e tyre pasi kampioni i shtatë fish i Formula 1 pësoi lëndim të trurit pas rrëzimit të dhjetorit të vitit 2013 në Alpet franceze.
Familja e tij, e përbërë nga bashkëshortja e tij Corrina, 47 vjeçe, Mick, 19 vjeç dhe vajza Gina-Maria, 21, gjithashtu falënderojnë tifozët për “kuptimin e situatës së tij nuk duhet të ndahet në sytë e publikut”.
Familja e tij ka folur rrallë për gjendjen e tij që nga aksidenti. Por menaxheri i tij Sabine Kehm tha se familja ishte mirënjohës për gjithë mbështetjen.
Ai shtoi: “Ajo që mund të thuhet është se familja me të vërtetë vlerëson ndjeshmërinë e tifozëve”.
“Njerëzit me të vërtetë shohin dhe kuptojnë (gjendja e tij shëndetësore) nuk duhet të ndahen në sy të publikut”.
Çfarë ndodhi në dhjetor të vitit 2013 ?
Piloti gjerman u vu në koma mjekësore për gjashtë muaj, përpara se të zhvendoset në një repart rehabilitimi kur ai të rifitonte vetëdijen në qershor 2014.
Mjekët thanë se ai me shumë gjasa do të kishte vdekur, nëse ai nuk do të kishte veshur një helmet. Në vitin 2014, Schumacher, 47 vjeç, u zhvendos në shtëpinë e tij familjare pranë Liqenit të Gjenevës në Zvicër, ku thuhet se po merr kujdes nga ekipi i specialistëve.
Tifozët e Schumacher shpesh dërgojnë mesazhe në faqen e tij të Facebook duke i kërkuar familjes që të japë më shumë detaje rreth gjendjes së tij. Miqtë dhe kolegët e mëparshëm të Schumacher kanë bërë thirrje gjithashtu familjes të jetë më transparente në lidhje me shëndetin e yllit.
“Pse nuk u treguan të vërtetën?”
Schumacher ka rekordin me shtatë tituj të fituar dhe 91 fitore që e bëjnë atë një legjende të Formula 1.