Thenie

Mençuria e Kinës së lashtë: mos i humbni këto të vërteta të mëdha për jetën

Atë që vemja e quan fundi i botës, pjesa tjetër e botës e quan flutur.

Jepi një njeriu një peshk dhe do ta ushqesh për një ditë. Mësoje të peshkojë dhe do ta ushqesh për gjithë jetën.

Nëse ka ilaç, pse mërzitesh? Dhe nëse nuk ka ilaç, pse mërzitesh?

Ekzistojnë dy gjëra të qëndrueshme që mund të shpresojmë t’u trashëgojmë fëmijëve tanë: rrënjët dhe krahët.

Nuk janë yjet që janë shumë larg, janë shkallët për t’i arritur ato shumë të shkurtra.

Kur bie shi budallai shan perëndinë, i mençuri merr një çadër.

Buzëqeshja zgjat për një çast. Kujtesa e saj mund të zgjasë gjithë jetën.

Sekreti për të jetuar gjatë është: hani gjysmën e asaj që hani sot, ecni dy herë më shumë, qeshni tre herë më shumë dhe dashuroni pa masë.

Ka vetëm dy burra të përsosur: njëri ka vdekur dhe tjetri nuk ka lindur kurrë.

Nëse e doni diçka dhe e shihni me sytë e zemrës, do ta harroni shëmtinë e saj.

Dashuria është një shkallë mbi të cilën perënditë zbresin tek ne dhe ne ngjitemi pranë tyre.

Ai që pyet është budalla për pesë minuta, por ai që nuk pyet mbetet budalla përgjithmonë.

Eshtë e vështirë të bëhesh miq në një vit, por është shumë e lehtë të ofendosh një mik në një orë.

Të kesh fqinjë të mirë është si të kesh një shtëpi më të madhe.

Qofsh një mbret apo kryeministër, qofsh një fajkua grabitqar apo një harabel i ndrojtur, qofsh i lirë nga dashuria mistike apo një vetmitar i devotshëm, derisa të njohësh veten do të jesh thjesht një mendjemadh.

Ekzistojnë tre të vërteta: E vërteta ime. E vërteta jote, dhe e vërteta.

Duhet ta kalosh lumin para se t’i thuash krokodilit që i mban goja erë të keqe.

Zogu i dhimbjes është gjithmonë në fluturim, kujdes që të mos bëjë fole në kokën tënde.

Përkundër gjithë pasurisë së tij, Perandori kurrë nuk do të jetë në gjendje të blejë dhjetë vjet jetë.

Të mendosh se di gjithçka për një person është si të besosh se deti merr fund në horizont.

Nëse fjalët tuaja nuk janë më të mira se heshtja, duhet të heshtni.

Njeriu që lëviz malet fillon duke hequr gurët më të vegjël.

Vazoja është e vlefshme për aq sa mund të mbajë.

Jeta ka dy rregulla: I pari është të mos dorëzohesh kurrë. I dyti është të mos harrosh kurrë të parin.

Cili është qëllimi i gatimit nëse tenxherja është e ndotur? Çfarë dobie kanë praktikat fetare nëse zemra nuk është e pastër?

Çdo vend ka ligjet e tij, çdo familje rregullat e veta.

Nëse llamba juaj shkëlqen më shumë se të tjerët, jini të lumtur, por kurrë mos e fikni llambën e të tjerëve për ta bërë tuajën të shkëlqejë.

Nëse nuk keni lexuar një libër për tre ditë, fjalët tuaja bëhen të shurdhëra. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button