Një vit përbëhet nga 365 ditë. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fakt, një vit në histori ka zgjatur 445 ditë. Ky vit i jashtëzakonshëm ndodhi për shkak të një reformim tërësor të kalendarit që kreu Jul Cezari në vitin 46 para Krishtit. Përpara tij kishte mbretëruar kaosi, sepse sistemi i kalendarit romak gjithmonë mbetej prapa vitit astronomik diellor. Në vitin 46 para Krishtit, Cezari donte që viti pasardhës të përfundonte pikërisht me solsticin dimëror – kështu që ata pritën deri kur kjo ndodhi, duke shtuar edhe tre muaj./bota.al