Sport

Merkato e ka emrin PSG, në  janar kërkohet Kutinjo i Liverpulit

PSG nuk ka ndër mend që të ndalet, e pasi mori Neymar dhe Mbappe për shifra realisht të frikshme, ka hedhur sytë nga Philippe Coutinho. Media në Francë “Telefoot” në një kronikë televizive ka treguar se drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique dhe agjenti i Coutinho, Kia Joorabchian janë takuar në Londër.

Generated by IJG JPEG Library

Po sipas kësaj medie, ata kanë hedhur bazat për një transferim të mundshëm të lojtarit në të ardhmen. Por, transferimi i brazilianit të Liverpool, që nuk mendohet të ndodhë para verës së ardhshme, nuk do të jetë aq i lehtë për francezët. 25-vjeçari është në krye të listës së Barcelonës për të mbushur boshllëkun e madh të krijuar nga largimi i Neymar.

Leave a Reply

Back to top button