Bota

Merkel: Brexit? Nuk ka shanse të ketë kthim mbrapa

Screen Shot 2016-06-29 at 07.21.20Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën se ajo nuk sheh asnjë shans që Britania e Madhe mund të sprapset, në vendimin e saj për të lënë Bashkimin Evropian.

Duke folur në fund të ditës së parë të një takimi të BE, Merkel i përshkroi bisedimet për largimin, me Kryeministri britanik David Cameron, si “serioze”, por “miqësore”. Ajo tha se nuk ishte një kohë për trishtim apo zemërim, por është koha që Evropa thjesht të merret me situatën me të cilën  përballet tani.

“Unë dua ta them shumë qartë sonte, se unë nuk shoh asnjë mënyrë që kjo të kthehet mbrapsht”, tha Merkel, e pyetur për mundësinë e një kthese nga ana e britanikëve, në lidhje me Brexit. “Ne të gjithë duhet të shohim realitetin e situatës. Nuk është ora për shprehur dëshira”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button