Bota

Merkel shmang takimin me Tsiprasin dhe blindon Trojkën

Screen Shot 2015-02-02 at 20.24.25

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dëshiron të shmangë një takim me kryeministrin grek,Alexis Tsipras dhe është e pamundur pra që të ketë një takim dypalësh javën e ardhshme mes të dyve, në mbledhjen në Këshillin Europian të 12 shkurtit në Bruksel. E ka thënë për Bloomberg një funksionar gjerman. Sipas burimeve, objektivi i kancelares është që t’i demonstrojë Tsiprasit se në Europë është i izoluar. Po kështu, Merkeli nuk sheh shumë hapësira manovrimi për Athinën dhe është skeptike për planin e Tsiprasit që të mundë të rrisë të hyrat vetëm duke ulur nivelin e korrupsionit dhe rritur taksat mbi të pasurit.

Leave a Reply

Back to top button