Bota

Merkel: S’ka kthim mbrapa. Cameron: Më vjen keq, por refuzimi juaj më kushtoi referendumin dhe vendin e punës

Screen Shot 2016-06-29 at 09.11.46

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë se nuk mund të ketë kthim prapa për Mbretërinë e Bashkuar, pasi kryeministri David Cameron përdori takimin e tij të fundit në BE, për të shprehur keqardhjen në lidhje me në dështimin e tij, për të fituar referendumin që ai vetë thirri, për të vendosur mbi vazhdimin e anëtarësisë së Britanisë në Union.

Britania dhe BE

“Që nga kjo mbrëmje, unë nuk shoh asnjë rrugë kthimi prapa, nga votimi për Brexit”, u tha kancelarja gjermane, Angela Merkel gazetarëve, pas takimit të martën në Bruksel. “Nuk është koha për të menduar me dëshira, por është koha për të kuptuar realitetin”.

Krerët e qeverive paralajmëruan pothuaj njëzëri Cameronin, se vonesa në periudhën para se Britania të aktivizojë zyrtarisht mekanizmin e Brexit do të pengojë fillimin e negociatave mbi një partneritet të ardhshëm. Kryeministri përsëriti mesazhin që ai kishte dhënë edhe nga vendi i tij: pavarësisht nga pasiguria që po shkakton, kjo do të jetë punë e pasardhësi të tij.

Gjatë një takimi në darkë, Cameroni u tha 27 homologëve të se refuzimi i tyre, për t’i dhënë atij një marrëveshje që reduktonte imigracionin në Mbretërinë e Bashkuar, i kishte kushtuar Cameronit referendumin dhe vendin e punës e tij, sipas një zyrtari të lartë britanik. Ai i paralajmëroi homologët se, në qoftë se duan një marrëdhënie të ngushtë ekonomike me Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen, ata do të duhet të ndryshojnë qasje, me qëllim gjetjen e një mënyre për të trajtuar emigracionin, tha zyrtari.

Keqardhje

Cameroni ishte dukshëm i prekur pas darke, gjatë të cilës ai tha se udhëheqësit e tjerë i kishin bërë të ditur se sa e rëndësishme ishte për vendet e tyre, anëtarësia e Britanisë në BE. I pyetur nëse i vjen keq për mbajtjen e referendumit, ai tha se ishte “i keqardhur”, që kishte humbur, por presioni për ta mbajtur referendumin kish qenë shumë i madh.

“Kam luftuar fort për atë që kam besuar”, u tha Cameroni gazetarëve. “Unë nuk qëndrova pasiv. U futa dhe vetë, kokë e këmbë, me shpirt, për të mbajtur Britaninë në Bashkimin Evropian dhe nuk pata sukses”.

Zgjedhjet në Francë

“Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë në gjendje të ketë qasja në tregun e përbashkët, pa zbatuar rregullat e lirisë së lëvizjes “, tha presidenti francez, Francois Hollande. “Kjo nuk është për të ndëshkuar popullin britanik” por pas referendumit, “ata do të duhet të përballen me pasojat për disa kohë”.

Teksa Cameroni është viktima e nivelit më të lartë e referendumit në Britani, Hollande dha një sinjal se pro-të dhe kundra-t e anëtarësimit në BE, me shumë gjasë do të ndikojnë edhe rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, vitin që vjen. /bloomberg-bota.al

Leave a Reply

Back to top button