Me ardhjen e vitit të ri, një prej gazetave më prestigjoze ndërkombëtare, Financial Times, ka përsëritur ritualin e saj të parashikimit për 12 muajt që do të vijnë. Ekspertët dhe komentatorët e FT lënë mënjanë maturinë dhe parashikojnë atë që do të ndodhë në gjithçka, që nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, deri tek kampionati i futbollit Euro 2016. Vitin që kaloi, stafi i Financial Times kishte parashikuar me saktësi se çmimi i naftës do të binte më shumë, se Banka Qendrore Europiane do të zbatonte lehtësimin sasior, gjë që ndodhi. Po kështu, ekspertët e FT kishin parashikuar se Ebola do të eleminohej nga Afrika Perëndimore deri në fund të 2015-ës. Gjithashtu, Gideon Rachman i Financial Times parashikoi se Vladimir Putini nuk do të aneksonte territore të tjerë në Ukrainë dhe në Europë. Në fund të 2014, nuk ishin të shumtë ata që e thoshin këtë gjë.
Me siguri, shkruan Financial Times, edhe në 2016 do të ketë ngjarje që shkojnë përtej imagjinatës sonë. Megjithatë, ja disa prej parashikimeve…
[real3dflipbook id=”781″] |