Bota

Merkeli i shpëton atentatit në Pragë

image

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka shpëtuar një tentative për vrasjen e saj gjatë një vizite në Pragë.

Falë ndërhyrjes në kohë të autoriteteve çeke nuk është lejuar hyrja me makinë në vargun e eskortës së Merkel e një burri, i cili tashmë është i arrestuar nga policia.

Identiteti i personit nuk bëhet me dije ende.

Pas kontrollit të makinës tip “Mercedes” policia çeke ka gjetur sende të forta, si dhe bomba gazi lotsjellës.

Motivet që e shtynë burrin drejt këtij akti nuk dihen ende. Ai do të merret në pyetje nga autoritetet çeke.

Merkel ndodhej në Pragë për një takim me kryeministrin Bohuslav Sobotka.

Leave a Reply

Back to top button