Bota

Merkeli “ngrin” Tsiprasin. Letra juaj nuk mjafton

Klima përshkruhet më së miri edhe prej telefonatave që janë bërë në këto orë: Tsiprasi i telefonon kancelares Merkel dhe flasin përmes përkthyesve me qëllim që të jenë sa më të qartë që të jetë e mundur. Kryeministri italian Renzi i telefonon homologut grek dhe presidentit të Komisionit, Juncker, dhe pas telefonatës ndryshon programin e tij për sot

Screen Shot 2015-02-20 at 12.23.54 PMDitën vendimtare të Eurogrupit, Angela Merkeli ngrin shpresat e kryeministrit grek Alexis Tsipras, për të përmbyllur një marrëveshje mbi bazën e propozimit të formuluar dje nga Athina. “Ajo që është formuluar në thelb në letrën e Athinës nuk mjafton dhe për këtë gjë qeveria gjermane është e bashkuar”. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Merkelit, Christiane ëirtz, në konferencë shtypi në Berlin. Me këto fjalë, funksionarja ka sqaruar edhe pozicionin e Berlinit, pas hedhje-pritjeve të djeshme mes “fajkoit” Schaeuble dhe zëvendëskancelarit, Gabriel.
Greqia ka zbuluar kartat e veta dhe provon të shkojë kundër kërkesave europiane: kërkon zgjatje të kohës së ndihmave, sic donte Eurogrupi por refuzon shtojcën “Memorandum”, që për gjermanët është e padiskutueshme, si garancia e vetme për të respektuar angazhimet. Ndërkohë që për Berlinin ende nuk mjafton, Komisioni Europian sheh një kompromis të mundshëm dhe presidenti i Eurogrupit, Dijsselbloem thërret me nxitim ministrat për të luajtur sot pjesën e fundit të ndeshjes që e bën Eurozonën të mbajë frymën. Klima përshkruhet më së miri edhe prej telefonatave që janë bërë në këto orë: Tsiprasi i telefonon kancelares Merkel dhe flasin përmes përkthyesve me qëllim që të jenë sa më të qartë që të jetë e mundur. Kryeministri italian Renzi i telefonon homologut grek dhe presidentit të Komisionit, Juncker, dhe pas telefonatës ndryshon programin e tij për sot: ministri Padoan do të qëndronte në Romë, por tani i duhet të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në negociatat delikate. Letra me të cilën Ministri i Financave i Greqisë, varoufakis u përpoq të kënaqë Eurogrupin është e vështirë të interpretohet, pranojnë burimet europianë, të vetëdijshëm se grekët po luajnë me fjalët për të shmangur Memorandumin, pa i irrituar partnerët e Eurozonës.

Sigurisht nuk është teksti i qartë dhe i thjeshtë me të cilin Eurogrupi do të donte të shqyrtonte kërkesën e zgjatjes së planit aktual, me të njëjtat kushte. Eshtë më shumë “një kalë troje” sic e kanë quajtur burimet gjermane të Grupit të Punës së Eurogrupit, sepse duket si një kërkesë për zgjatjen e marrëveshjes, por në realitet fsheh mundësinë për t’u zhveshur nga anazhimet e ndërmarrë. Ose më saktë, nga Memorandumi i urryer. Për Komisionin është gjithësesi një hap para “që hap rrugën për një kompromis të arsyeshëm”, edhe pse ka ende rrugë për të bërë. /Ansa/
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button