Bota

Merkeli reformon BE-në: Ja plani “i fshehtë”

Sipas asaj që del nga një dokument i fshehtë franko-gjerman, i cili është publikuar sot ekskluzivisht nga revista gjermane Die Zeit, ideja e kancelares gjermane është reformimi i Bashkimit Europian, duke i dhënë më shumë kompetenca Bashkimit Europian

Screen Shot 2015-06-02 at 17.49.42

Reformim Bashkimit Europian, duke i dhënë më shumë kompetenca Bashkimit Europian. Angela Merkeli po kërkon një reformë radikale të eurozonës.

Sipas asaj që del nga një dokument i fshehtë franko-gjerman, i cili është publikuar sot ekskluzivisht nga revista gjermane Die Zeit, kancelarja gjermane do të donte organizimin e mbledhjeve të rregullta me shtetet anëtarë, ndërkohë që kërkon forcimin e rolit të presidentit të Eurogrupit që, nëse reforma do të ecë përpara, do të kishte më shumë burime në dispozicion.

Sipas dokumentit, që është cituar nga e përjavshmja gjermane, në të ardhmen shtetet e Eurozonës duhet të punojnë në mënyrë më të bashkërenduar dhe kohezive. Qëllimi i Angela Merkelit është që Bashkimi Europian të organizojë mbledhje më të rregullta. Jo vetëm kaq. Duhet të përmirësohet edhe aftësia për veprim e grupit të ministrave të Financave, “me një forcim të presidentit të tyre dhe me më shumë burime në dispozicion të tij”. Po kështu, “do të duhej të ndërtoheshin struktura specifike të Eurozonës në brendësi të Parlamentit Europian”, me qëllim garantimin e një kontrolli demokratik.

Dokumenti, i hartuar në bashkëpunim me presidentin francez Hollande, është kontributi i Merkelit për samitin e fundit të qershorit, ku do të diskutohet mbi reformat në bashkimin Europian. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button