Bota

Merr fund aksioni i Kopenhagës. Vritet atentatori

Screen Shot 2015-02-15 at 09.50.10Ka marrë fund në orët e para të mëngjesit arratia e personit përgjegjës për dy atentatet e djeshëm në Kopenhagë, ku gjetën vdekjen dy persona dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur. Forcat e rendit rrethuan një person në lagjen Norrebro, duke e goditur për vdekje, kanë bërë të ditur më vonë se ishte ai përgjegjës për ngjarjet e djeshme.
Sulme që fillimisht goditën një kafene në Kopenhagë ku debatohej për temën e lirisë së shprehjes dhe si mund të pajtohet kjo me respektin e besimeve fetarë, dhe më pas një sinagogë, gjithmonë në qytet. E nëse në rastin e parë pati një viktimë dhe tre policë mbetën të plagosur, në rastin e dytë pati një tjetër viktimë, roja i vendit të kultit, humbi jetën dhe dy policë të tjerë u plagosën.
Personi i vrarë nuk duket se ka patur bashkëautorë. Ka vepruar i vetëm, sipas policisë, përkundër asaj që mendohej dje, kur forcat e sigurisë kishin deklaruar se në kërkim ishin dy persona.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button