Një seri fluturimesh ushtarake nga misione të paqartë i shtohen dyshimeve të shumtë mbi trafiqet e aleatëve perëndimorë
Nuk është gjë e re që në Ankara dhe Doha, pozicionet e disa formacioneve në Siri dhe Libi janë të mirëpritur, por një investigim i gazetës italiane Sole 24 Ore, rindërton me saktësi një seri kalimesh të armëve dhe municioneve, më tepër se të dyshimtë, shkruan gazeta italiane Il Giornale.
Janë mbi të gjitha një seri fluturimesh ushtarake, të denoncuar në 2013 nga Nju Jork Tajms, që bëjnë të mendosh se SHBA nuk mund të mos kishin dijeni për trafiqet e turqve dhe katariotëve. Bëhet fjalë për një numër të caktuar C-17, avionë transporti ushtarak të Dohas, që fluturonin nga Libia drejt kryeqytetit të shtetit të vogël të Gjirit dhe prej këtu në Ankara.
Janë në total 28 fluturimet që, nga janari në prill të atij viti kanë bërë rrugën mes Dohas dhe Ankarasë dhe Dohas dhe Gaziantepit, në zonën jugore të Turqisë, jo shumë larg prej kufirit sirian. Për të fluturuar në atë itinerar, avionëve iu është dashur të marrin një lejë të posacme diplomatike, por askush nuk shpjegon për cilën arsye.
Për kalimin në hapësirën ajrore greke, Athina ka thënë thjeshtë se nuk di asgjë, pak a shumë si sauditët, që nuk i janë përgjigjur pyetjeve të OKB-së. Dhe Egjipti, që dicka e ka thënë, është kufizuar të flasë për një alternim – gjë pak e besuehsme kjo – të rojeve të ambasadës së Katarit në Libi.
Sipas të përditshmes, është praktikisht e pamundur që fluturimet të kenë kaluar pa u vënë re nga SHBA. Për më tepër që faza e ndërmjetme për transportin ishte baza Al Udeid, qendra e forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Po kështu, kompania që menaxhonte fluturimet ishte Jeppesen, e kontrolluar nga Boeing, që 30 përqind të të ardhurave i ka prej Pentagonit./Bota.al