Lionel Mesi, Serxhio Aguero, Karlos Tevez, Ezekiel Laveci, Gonzalo Higuain dhe Angel Di Maria nga njëra anë, Hames Rodriguez, Radamel Falkao, Xhekson Martinez, Karlos Baka, Teofilo Gutierrez dhe Huan Kuadrado nga ana tjetër.
Një arsenal i tërë sulmuesish por asnjë gol i shënuar.
Ishte kjo ajo që prodhoi sfida cerekfinale e Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kolumbisë, me kombëtaren albiceleste që arriti të kualifikohej vetëm pas goditjes së 11-metërshave, sepse ndeshja përfundoi në barazim 0-0.
Disa prej tyre nuk zbritën fare në fushë, por që gjithsesi me kaq shumë emra të frikshëm në sulm tifozët e pranishëm në Estadio Sausalito në Vina Del Mar të Kilit prisnin një breshëri golash.
Por, dicka e tillë nuk ndodhi dhe ato që triumfuan ishin mbrojtjet.
Argjentina edhe pse e dominoi sfidën nuk arriti të realizonte, por kjo e ka një shpejgim dhe atë përpiqet ta japë ylli i La Selecion, Lionel Mesi.
“Është e tmerrshme sesa shumë më kushton për të shënuar një gol me kombëtaren.
Ndaj Kolumbisë luajtëm ndeshjen tonë më të mirë në Kupën e Amerikës.
Krijuam shumë raste për gol por për fat të mirë edhe pse nuk shënuan gjatë 120 minutave arritëm të kualifikoheshim vetëm pas penalltive. E merituam këtë fitore”.
Pas kualifikimit në gjysmëfinale tashmë objektivi i Argjentinës është të fitojë trofeun e Copa America, që për La Selecion do të ishte i 15-ti në histori dhe i pari pas vitit 1993.