Pleshti për herë të parë në karrierë nuk ka shënuar në një finale të Champions’ League, por legjenda e tij vazhdon të rritet. Në dy finalet e mëparshme kishte ndëshkuar Manchester United. Leo Messi nuk arriti t’i shënojë edhe Juves, duke qëndruar për herë të parë pa shënuar në një finale të Champions. Por ndeshja e tij mbetet në nivel të lartë: pasimet e tij dënuan një Juventus, që ishte shumë më tepër se thjeshtë një rival i denjë.
Ndërkohë, shifrat e Pleshtit, simbol i skuadrës së parë në histori që realizon dy tripleta janë mbresëlënës: Leo ka shënuar 22 gola dhe ka shërbyer 6 asiste në 28 finale. Për një total prej 26 trofesh, mes klubit dhe Argjentinës. /Bota.al