Vetëm në ndeshjen e fundit, Argjentina ia doli që të sigurojë kualifikimin për në kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.
Padyshim që merita më e madhe ishte e gjeniut të futbollit, Lionel Messi me golat e tij vendimtarë.
Ylli i Barcelonës ka folur për televizionin TyC Sports, ku ka vënë edhe një bast tejet të çmendur.
Në rast se Argjentina fiton Kupën e Botës në Rusi, atëherë pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, do të ecë në këmbë 68 kilometra, nga Rosario në Buenos Aires.
“Do të shkoj në këmbë në San Nicholas nëse arrijmë të fitojmë Kupën e Botës”, ka deklaruar Messi.
Pas këtij premtimi të Messit, ka folur edhe sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero.
“Jo, jo nuk do të ecim, do t’i bëjmë ato kilometra duke vrapuar”, ka thënë Aguero.
Ndryshe Argjentina llogaritet si favorite për ta fituar Kupën e Botës së bashku me Gjermaninë, Francën, Spanjën dhe Brazilin.
Të shtunën Argjentina do të përballet me Rusinë në një ndeshje miqësore. /Telegrafi/