Sport

Messi më i miri në histori

Screen Shot 2015-05-31 at 23.30.12

Lionel Messi padyshim që është ndër më të mirët në historinë e futbollit, por bashkëlojtari i tij Xavi Hernandez nuk ka dyshime për këtë gjë.

Mesfushori spanjoll ka folur pas finales së Kupës së fituar ndaj Athletic Bilbaos 3-1, ku Messi shënoi njërin nga golat më të mirë të tij.

Xavi ka deklaruar se argjentinasi është aktualisht më i miri në botë dhe më i miri në histori të futbollit.

“Ajo çfarë bëri Messi ishte skandaloze. Ai shënoi njërin nga golat më të mirë. Ai ishte më i miri në botë dhe në histori. Leo bënë gjëra të unike. I kalon dy ose tre dhe në fund shënon. Është mbresëlënës”, tha Xavi i cili nuk harroi të flasë edhe për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

“Juve është një ekip i madh. Por, ne jemi shumë të sigurt në arritjen e qëllimit”, shtoi ai. Xavi karrierën do ta vazhdojë në Katar. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button