Sport

Messi i rrezikshëm? Ndaleni Robbenin nëse mundeni!

robben640Patrick Kluivert beson se Arjen Robben mund të shkaktojë dëm po aq sa ylli i Argjentinës, Lionel Messi. Anësori i Bayernit në këtë Botëror ka shkëlqyer dhe sipas asistentit të Van Gaal, Robben do të jetë po aq i rrezikshëm sa Messi. “Cilësia e Argjentinës është fantastike. Do të jetë shumë e vështirë për ne dhe për ata”. “Argjentina ka lojtarë të mëdhenj individualë. Të dy ekipet kanë lojtarë që mund të vendosin një ndeshje. Të ndalet Messi? Tregoni si Argjentina do ta ndalë Robbenin”, u shpreh Kluivert për gazetarët. /Telegrafi/

 

Leave a Reply

Back to top button