Bota

Metamorfoza e madhe e “The Donald”

Screen Shot 2016-04-22 at 09.06.39

“You are fired!” (Je i pushuar!). Fraza e famshme që Donald Trumpi u ulëriste konkurrentëve të eleminuar në shfaqjen televizive The Apprentice, tani bie mbi këshilltarët e tij. Nis kështu Metamorfoza e Madhe, goditja e radhës në aventurën politike të The Donald. E përshpejtuar prej triumfit në zgjedhjet primare të Nju Jorkut, është konfirmimi i një dhuntie që, miqtë ia njohin prej kohësh: Trumpi është një kameleon. Versioni 2.0 që është duke adoptuar, e paraqet më të mdoeruar, një njeri që jep siguri, tip pothuaj presidencial. Për të qetësuar ankthet e establishmentit republikan. Për të siguruar një paqe me krerët e partisë, në pritje të konventës së republikanëve. Dhe për të reduktuar përqindjen e lartë të zgjedhësve armiqësorë, në prag të sfidës përfundimtare me Hillarynë. Tani Trumpi largon njerëzit më besnikë dhe afron dhelpra të vjetra të politikës, rekruton lobistë, lejon t’ia shkruajnë fjalimet, i lexon nga një teleprompter. Braktis koprracinë tradicionale dhe pranon të shpenzojë 20 milinoë dollarë nga xhepi i tij, për zgjedhjet primare në Pensilvani pas një jave, më pas indiana dhe në fund Kalifornia. Një ndryshim 360 gradë. Ose pothuaj.

“You are fired!”. Viktima më e famshme është Stuart Jolly, drejtor i operacioneve të tij në terren, regjisor organizues dhe logjistik i fushatës elektorale. “Kishim një formulë fituese”, ka shkruajtur me keqardhje në letrën e dorëheqjes, në të cilën pranon kursin e ri. Jolly ishte një njeri i klanit të Corey Levandovskit, deri dje menaxher fushate shumë me pushtet, ndikimi i të cilit zvogëlohet me kalimin e orëve. I forti i ri, i thirrur së fundmi, është Paul Manafort. Një veteran i politikës, i cili ka punuar në konventat republikane për Gerald Fordin, George Bushin e madh dhe Bob Dole. (Eshtë edhe konsulent i Vladimir Putinit). Vini re datat e lindjes. Levandovski, i rënë tashmë është 42 vjeç. Ylli në ngjitje Manafort është 67. Ky është rikthimi në skenë i zanatçinjve të vjetër të politikës. Një ndryshim jo vetëm personeli, por edhe filozofie. Pasi kishte përfituar duke bërë një fushatë “si i jashtëm, kundër establishmentit që më urren, kundër politikanëve të korruptuar të Uashingtonit), ja tek shfaqet The Donald, me qëllimin të punësojë pikërisht atë personel. Manaforti, nga ana e tij, ka rekrutuar dy dhelpra të vjetra të “gëmushës” republikane, Rick Uiley dhe Uilliam McGinley. Misioni: të qetësohen lobet dhe rrymat e partisë, t’u dërgohen degë ulliri në shenjë paqeje të rëndësishmëve të Senatit dhe Kongresit, të ofrojnë poste në një ekzekutiv të ardhshëm të udhëhequr nga Trump.

Kanë afruar edhe Colin Pouellin, ish Sekretarin e Shtetit në kohën e George Bush. Pra, shpallja është e qartë: “Open for Business” – jepi të hapur të bëjmë biznes së bashku. Kryengritja mori fund, manovrat e mëdha tani shërbejnë për të pajtuar Trumpin, me ata që i kanë shpallur luftë deri më sot.

The Donald është gatuar kështu, dhe kështu ka qenë gjithmonë. Michael kruse, në një artikull për Politico Magazine dhe një reportazh i BuzzFeed kujtojnë këtë konstante të jetës së tij: Trump është një njeri për të gjitha stinët, në gjendje të ndryshojë miq, mendime, politika, imazhin personal, sipas mundësive. Pasi ka fituar më shumë se 20 zgjedhje primare, por pa garantuar ende shumicën absolute të delegatëve, problemi i tij sot është që të bëjë të pranohet, të shmangë komplotet e establishmentit, që dëshiron t’ia heqë kandidimin në konventën e Klivlendit në korrik.

Në ton dhe në stil, Metamorfoza e madhe është parë direkt mbrëmjen e të martës në Nju Jork. Pasi i vuri përfund rivalët me 60% të votave dhe pothuaj tërësinë e delegatëve, Trumpi mbajti një fjalim të shkurtër dhe të kthjellët. Ka folur për “senatorin Ted Cruz”, në vend që ta quajë si zakonisht “Gënjeshtari Cruz”. Shënimet e tij në Tuiter po zbuten. Prej ditësh nuk shfaqet në një shfaqje televizive, ai që bënte maratona të përditshme. Ka thënë se do të mbajë një fjalim programatik për politikën e jashtme, por do të ndjekë në teleprompter (lexuesi elektronik për të cilin qortonte Obamën), një tekst të shkruajtur nga të tjerë. Përpara Super të Martës së ardhshme në Veri-Lindje (Pensilvani, Merilend, Ishulli i Rodit, Konektikat, Delëuer) ka nxjerrë 20 milionë dollarë, ai që deri sot mbështetej tek reklamat falas, që i vinin falë “të shtënave” të gojës së tij në televizione. Një shungullimë i shpëton gjithësesi: “Për të blerë delegatët e konventës kam lodrat më të bukura. Do i bëj të udhëtojnë me Boeingun tim, do i dërgoj në Florida në vendpushimet e mia, në klubet e golfit dhe në saunat fantastike”. Mediat e djathta janë të magjepsura nga Metamorfoza e Madhe. Uashington Post pyet se mos është “shumë pak dhe hsumë vonë”, për të zbrazur serbatorin e madh të armiqësisë tek elektorati. /Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button