Bota

METEOR CRATER, ARIZONA

Screen Shot 2015-05-25 at 10.20.41

Destinacione jashtëtokësore… që gjenden këtu në Tokë

Gjithmonë nëse nuk jeni mes kandidatëve të përzgjedhur për Mars One, vështirë se do të keni rast të vini këmbë diku jashtë Tokës. Megjithatë, ekzistojnë disa qoshe të botës ku mund të shkosh me avion, e që të kujtojnë peisazhe jashtëtokësorë. Ja më mbresëlënësit

METEOR CRATER, ARIZONA. Ose nëse preferoni, një copë Hëne mbi Tokë. Krateri i gjerë 1200 metra, një prej vendeve të impaktit më mirë të ruajturn ë Tokë, është përdorur nga astronautët e misioneve Apollo (Neil Armstrong ndër të tjerët) për t’u përgatitur për skenarët që do të shihnin në Hënë. Gropa e thellë 180 metra u krijua nga një meteor me diametër 45 metra, i cili ra në Tokë 49 mijë vjet më parë. Edhe sot, studiuesit që analizojnë meteorët Hënorë apo shkëmbinjtë e sjellë nga misionet Apollo e vizitojnë këtë “shenjë” gjeologjike, për të krijuar një ide mbi peisazhin prej ku vijnë fragmentet.

Leave a Reply

Back to top button