Cilido që pëlqen rrokun e butë të viteve 1990 mund të jetë tashmë fans i Michael Boltonit, por këngëtari 63 vjeç po përjeton një ringjallje të fortë, me një brez krejt të ri që ndjek punën e tij me trupën e komedisë të Andy Samberg, “Ishulli i vetmuar”. “Eshtë e habitshme se si disa gjëra thjeshtë shpërthejnë”, thotë Bolton, duke iu referuar këngës së 2011 që u bë hit, “Kapiteni Xhek Sperrou” dhe që sot ka më shumë se 160 milionë shikime në YouTube. “Ajo u hapi derën gjithë këtyre njerëzve që tani vijnë e duan të punojnë me mua. Po kështu, i hapi rrugën dhe projektit të mbështetur nga “Ishulli i Vetmuar”, Sexy Valentine’s Day Special, një skec shumë interesant që inkurajon shikuesit të bëjnë seks ditën e Shën valentinit, me qëllim që të lindin sa më shumë bebe në Krishtlindje. /bota.al
1 minute read