Bota

Michelle Obama, hera e fundit në kopertinën e “Vogue”, si Zonjë e Parë

screen-shot-2016-11-12-at-16-41-14

Për të përshëndetur Zonjën e Parë në ikje, revista Vogue America ka vendosur të vendosë në kopertinë “Krye Nëna” në versionin “celebrity”. Kish qenë e para revistë që i kishte kushtuar një kopertinë, sapo bashkëshorti is aj u zgjodh President i SHBA. Michelle Obama shfaqet në formë të shkëlqyer, me një fustan të bardhë të Carolina Herreras, që i jep hijeshi dhe elegancë.

“Kam mundur të kaloj tetë vite, duke bërë gjithcka dhe deri në një farë niveli”, ka rrëfyer në intervistë Michelle Obama, “kam mundur të fokusohem tek lulet, dekorimi, argëtimi, sepse cdo Zonjë e Parë, me të drejtë, vjen dhe përcakton rolin e saj. Nuk ka asnjë autoritet legjislativ të cilit t’i përgjigjem; ti nuk je zgjedhur. Dhe kjo është një dhuratë e mrekullueshme e lirisë”.

Ajo avokate, ka vendosur që për tetë vite të lërë mënjanë profesionin e saj dhe të përqëndrohet në promovimin e stileve të jetës të shëndetshëm, mbi të gjitha për të rinjtë amerikanë, dhe në të njëjtën kohë është bërë një beniamine e sektorit të modës, duke veshur shpesh fustane të firmuar nga stilistë më pak të njohur. Në pritje të njohë pasuesen e saj, Melania, janë të shumtë gjykimet e shprehur për rolin e saj në Shtëpinë e Bardhë, por Vogue i ka kërkuar pikërisht presidentit në largim, Obama, mendimin e tij: “Ka qenë e jashtëzakonshme, si gjithmonë: brilante, argëtuese, bujare: ende pyes veten për cilën arsye, ka pranuar të martohet me mua. Njerëzit e kanë dashur sepse është një nënë e vëmendshme, një mike e mirë, nuk ka frikë të thotë atë që mendon dhe di edhe të vërë veten në lojë”. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button