“Regjimi Trump / Pence duhet të çmontohet”. Dhe më tej: “Vendoseni nën akuzë Trump-in dhe largojeni atë”. Janë disa disa nga tabelat e shfaqura në Nju Jork nga qindra protestues që dolën në rrugë për t’i thënë po impeachment-it të presidentit dhe që mbështesin demokratët.
Ata manifestuan paqësisht në rrugët e qytetit megjithë shiun dhe të ftohtin për të treguar se Nju Jorku që Trump e konsideron qytetin e tij, është kundër tij. Ishte kur ai u zgjodh, dhe ai është tani kurkërkon vendosjen nën akuzë të presidentit.
Por demonstrime nuk kanë ndodhur vetëm në Big Apple. Nga Bostoni në Filadelfia, përmes Charlotte, mijëra amerikanë janë në rrugë për të kërkuar impeachment-in e presidentit. / bota.al