Numri i vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë si pasojë e koronavirusit është rritur me 56, duke e rritur në total 28.628, deklaroi ministria e Shëndetësisë.
Numri i rasteve pozitive u rrit në 234.824 raste nga 233.037 të enjten, shtoi ministria.
Rritja ditore e numrit të vdekjeve dhe numri i rasteve nuk është drejtpërdrejt i krahasueshëm me një ditë më parë për shkak të rajoneve të ndryshme që raportojnë të dhënat e tyre të fundit me vonesa./bota.al/