Bota

Mike Pence: SHBA, të palëkundura në përkushtimin ndaj aleancës transatlantike

“Shtetet e Bashkuara do të jenë të palëkundura në përkushtimin ndaj aleancës transatlantike.” Kështu ka deklaruar zëvendës-presidenti i SHBA, Mike Pence në Mynih. “Të jeni të sigurt se Shtetet e Bashkuara do të jetë gjithmonë aleatët tuaj më të mirë”, shtoi ai. “Udhëheqja jonë në botë nuk është në pikëpyetje – vazhdoi ai – sepse varet nga idealet, vlerat si liria dhe demokracia. Ky është burimi i fuqisë së Shteteve të Bashkuara dhe burimi i fuqisë së vendeve tuaja”.

“Presidenti pret që aleatët të respektojnë angazhimet e tyre,” shtoi Pence, duke kujtuar se “vetëm katër vende të NATO-s e zbatojnë detyrimin për të investuar 2% në mbrojtje”.

“Eshtë koha për të bërë më shumë,” shtoi ai. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button