Miliarderi Elon Musk shkaktoi një lumë komentesh në “Twitter” të premten, kur e quajti veten socialist.
Gjithçka nisi kur Musk postoi një status për socialistët dhe socializmin.
“Ata që e quajnë veten socialistë, zakonisht janë depresivë, nuk kanë sens humori dhe ndjekin universitete të shtrenjta.
Fati e ka qejf ironinë”, shkroi ai, ndërsa i pyetur se në cilën kategori e fuste veten, u përgjigj: Socialist.
Kjo shkaktoi kritika te konservatorët, të cilët e kanë kritikuar në të kaluarën për mbështetjen te qeveria për sukseset e kompanisë së tij.
Tesla, p.sh. ka pasur humbje progressive, përveç rastit kur është mbështetur nga shteti i Kalifornisë.
Kompania ka marrë një kredi nga qeveria federale gjatë kohës së krizës, në 2009-n.
Javën e kaluar, një kompani e Musk-ut fitoi një ofertë me Bashkinë e Çikagos për të ndërtuar një linjë trenash të shpejtësisë së lartë në Aeroportin Ndërkombëtar të O’Hare. / (TemA TV)