Letersi

“Miqtë”, poezia shumë e bukur nga Timo Flloko. Ia vlen ta lexoni!

Kot e ke, më tha ndërgjegja,

Njerëzit s’janë përherë miq.

Ti pandeh se ata të duan,

Por në fakt i ke “armiq”!

 

I them vetes, pse, s’kanë shkak,

S’kam pushtet, as ofiq…

Nuk urrej askënd në jetë,

S’ndaj të mirë dhe të liq!

 

S’ka të bëjë, ata s’të duan,

Afërmendsh i ke “miq”!

(Dashuri, ti s’fal, thotë Krishti,

Po s’i deshe dhe armiqtë!)

 

S’është çudi në këtë jetë,

Midis miqsh ka dhe “armiq”.

Helm i egos i ngërthen…

Dhe i bën oh sa të liq!

 

Mos u lig, mos u mpak,

Thotë vetvetja, je një hiç.

I pavlerë në këtë botë,

Po nuk pate dhe “armiq”!

Leave a Reply

Back to top button